Vuçiç thotë se serbët s’do ta formojnë Asociacionin njëanshëm, “do të presim edhe tre muaj”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të pres tre muaj e gjysmë, siç është thënë, për statutin e AKS-së, por se si nuk dihet. Vuçiq tha se do të bisedojë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, nga e cila pret fjalë inkurajuese dhe ka shtuar se temë kyçe do të jetë raporti mes Beogradit e Prishtinës.
“Ne në thelb diskutojmë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe çdo gjë tjetër është 10 për qind e bisedave tona. Kjo marrëdhënie është pengesa më e madhe për rrugën evropiane”, tha ai, transmeton Koha.net.Sipas tij, nga marrëveshja e Brukselit, vetëm pajtimi për formimin e Asociacionit të komunave serbe nuk është realizuar, dhe, siç tha ai, për këtë as që shpreson. (b.an)