Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu/
Ti o shqiptar me zemrën plot dashuri për partinë tënde, e me admirim për kryetarin e partisë që pëlqen, e që jargëzon kur sheh Kryeministrin, Presidentin, Ministrat, Deputetët, Kryetearin e Bashkisë, etj, e që diskuton me aq zjarr për politikë në çdo tavolinë ku pi e rradhë që pret, a e di që vetëm ti je i varfëri e mjerani në këtë histori.
Vetëm ti je pabuksi, morri, miza, koqja, votuesi, etj, sepse asnjëri prej tyre nuk vuan për bukën e gojës. Shtëpia jote vlen më pak se brekushet dhe atletet e Ramës; lagja jote vlen më pak se pallati i vjehrrit të Bashës; qyteti yt as që i afrohet sarajeve të Metës e Monës; fëmijët e tu nuk jetojnë si ata të Saliut; e për çdo dorë që le Nano në kazinotë e Vienës do mund të jetonin tre breza nga familja jote.
Ti je matufi, o shqiptar. Ti je matufi varfanjak që vuan për tu ushqyer. Edhe qentë hanë tre vakte në ditë. Kështu je edhe ti o shqiptar.
Një qen ballkanas që nuk ke lehur asnjëherë, as kur të kanë rrahur e as kur të kanë shkelmuar, ndaj edhe padronët e tu, Rama, Basha, Mona, Meta, Berisha, e plot të tjerë, vazhdojnë të të mbajnë nën zinxhir.
Ftillohu o shqiptar sepse vetëm ti ëndërron për bukë. Vetëm ti ëndërron të të mos heqin nga puna. Vetëm ti prostituoesh për të ushquer fëmijët.
Ata, idhujt e tu, kanë siguruar realizimin e ëndrrave të brezit të tyre të shtatë, të cilët, edhe ata kështu si këta stërgjyshërit e tyre do vazhdojnë të drejtojnë Shqipërinë, e do vazhdojnë traditën e të futurit ndaj stërnipit tënd sikurse pot a fusin ty tani.
Ftillohu o shqiptar se varfëria të ka bërë frikacak, dhe sperma jote po frikacakë do mbartë. Linja jote e gjakut do vazhdojë të jetë skllave e feudalëve të sotëm të cilët ti i do aq shumë.
Ta mbushi peizazhin Rama me hashash, e ti me ngazëllim u zgjove atë të dielë për ta votuar. Po të rriten taksat e ti përsëri ngërdheshesh.
Kur e ve kokën në jastëk në darkë lutesh nën zë që e nësërmja të të gjejë në punë e jo i pushuar. Kur të sëmuret fëmija shkon e i merr para borxh vëllait e motrës.
Kur ke ditën e rrogës mban dy orë rradhë tek bankomati sepse e ke pritur aq shumë atë të shkretë rrogë. Dhe ti ende nuk leh. E na del që Rama paska patur të drejtë.
Ti, ashtu siç puna e atij “mikut”, nuk çohesh dot. Ai ta tha. Ti qeshe, por pa lehur.
Ti o shqiptar vazhdon të helmohesh nga hormonet në mishin, zarzavatet e frutat që ha. Ilaçet e skaduara po të vdesin me ngadalë në vend që të të shërojnë.
Edhe bukën e ha me bojë e vetëm fry barkun me grurin serb pa shije e pa veti ushqimore.
Nafta e mbushur me ujë të prish makinën, por ti e ul kokën në bindje sepse je si ai qeni që as leh e as të han.
Fëmijët po jua edukojnë matufet e PS, PD, e LSI që ose i ka futur partia ose e kanë blerë vendin e punës. Ftillohu shqiptar. Boll u bëre trim nëpër kafene.
Edhe nëse qeveria vendos ligjin e jus primae noctis, (e drejta e natës së parë të martesës) sikurse bëhej në Mesjetë, kur çdo nuse do shkonte tek feudali në fillim në natën e parë të martesës, ti përsëri do e pranosh e nuk do lehësh.
Sepse nuk e ke zakon të lehësh e kafshosh. Më bind o shqiptar që e kam gabim. Ëndërroj edhe unë ta kem gabim.
Më mbush edhe mua me shpresë që ti di të lehësh e kafshosh këmbën që të është vënë në fyt, që edhe ti do ftillohesh një ditë ashtu sikurse çdo njeri tjetër i botës, përveç teje.
Dhe mos mbaj shpresë tek PD-ja, PS-ja dhe LSI-a sepse streha e shqiptarit është vetëm Shqipëria.