Kujtojmë se kjo është hera e dytë që emrat e profesorëve lakohen në institucionin e prokurorisë për Krime të Rënda. Dy vite më parë, të dy dhanë shpjegime përpara prokurorëve, për kërcënimin e bërë nga Emiljano Shullazi, i cili kërkonte tërheqjen e Mynyr Konit nga gara për Rektor i Universitetit të Tiranës./d.m-dritare.net
DEKLARATA E KONIT
Bazuar në publikimet në media ditën e mërkurë datë 18.04.2018, shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar. Në mënyrë të përsëritur, i bëj kerkese organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme.
ma.me