Nga Armando Meta/
Ekskluzive JavaNews/ Në jetën e përditshme dëgjojmë shpesh njerëzit të shprehen se kanë fobi për mjaft gjëra, deri dhe të çuditshme. Mjaft prej tyre këtë e shohin si dizavantazh p.sh nuk qëndrojnë dot në lartësi, turbullohen nga luhatjet e motit, panikosen nëse ngecim në ashensore, kanë frikë nga mjekët, etj. etj. Lista është jo pak e gjatë. Por në këtë vorbull frikrash dikush gjen edhe një avntazh nga fobia që ka p.sh nga fluturimi me avion.
I tillë është edhe ish deputeti i PS, Fatmir Toçi, i cili në një rrëfim për javanews.al, jashtë kostumit politik dhe atij zyrtar si botues librash, rrëfen atë që vetëm pak njerëz pranë tij e dinë. Ish deputeti ka frikë të udhëtojë me avion. Sado e gjatë të jetë distanca që ai duhet të përshkojë ai e bën atë me makinë, duke përshkuar mijëra e mijëra kilometra. Në gjuhën shkencore deputeti vuan nga aerofobia.
Thënë më thjeshtë aerofobia është frika nga fluturimi me avion. Ne të gjithë ndiejmë pak frikë, por ata që vuajnë nga kjo fobi, edhe në qoftë se vendosin vetëm këmbën në një avion, u shkaktohen një numër i madh simptomash që i çojnë në një krizë të vërtetë ankthi. është diçka që nuk mund të shpjegohet me fjalë rrëfen ish- deputeti Toçi për javanmeës.al. “Arsyeja ka të bëjë me propabilitetin. është diçka tërësisht jashtë fuqive tua nëse ndodh diçka në avion. S’ke asnjë shpresë. Personalisht e përjetoj keq edhe çdo lajm për rrëzim avioni. Më duket vetja sikur kam qenë edhe në në atë bord”, komenton Toçi.
1 milion kilometra, 1 milion ndjesi
Përgjatë bashkëbisedimit ish deputeti sqaron se nuk është se ka lindur me këtë ndjesi. Madje ai tregon se për vite e vite me rradhë ka udhëtuar me avion në shumë vende të botës, duke ironizuar ata persona që vuanin nga aerofobia. Por befas edhe ai vetë u gjet në të njëjtën situatë si ata me të cilët deri dje bëntë shaka. “Shkonim tek ditëlindja e vajzës. Një udhëtim brenda për brenda Greqisë me avion. Befas avioni me të cilin udhëtonim pati difekt. U fikën motorrët dhe avioni iku në rënie të lirë. Një panik i jashtëzakonshëm tek të gjithë pasagjerët. Filluan ulurimat, të vjellurit, një situatë që edhe tani që e kujtoj më jep ndjesi jo të mirë. Befas motorrët e avionit u ndezën dhe në atë moment u stabilizua avioni. Ishte një mrekulli. Më dukej si një rikthim në jetë. Por dëmi tashmë ishte bërë. Sa kam zbritur e vendosua që kurrë më s’do të hyp në avion. Nga ky incident besoj më është krijuar edhe aerofobia. Nuk gjen zgjidhje as me ilaçe”, thotë ai duke qeshur. Por ai shton se ‘ky ves’ për të mos udhëtuar me avion, për hir të së vërtetës, i ka dhënë atij një dimension krej tjetër, pasi i kushtëzuar detyrohet që udhëtimet t’i bëj me makinë. Ai ka udhëtuar me makinë deri Rusi, Iran, Izrael, Afrikë dhe përgatitet dhe për udhëtimin më epik të jetës së tij atë për të shkuar me makinë në Kinë.
“Të mbledhura bashkë mund të jenë qindra mijëra kilometra që kam përshkuar duke parë vende dhe kontaktuar njerëz, si dhe duke shijuar kultura të ndryshme. Mundësi të cilat nuk ti jep kurrsesi të udhëtuari me avion. Kam udhëtuar me makinë në të gjitha shtetet e Europës. Të vetmin vend që s’kam parë është Bjellorusia. Makina më ka dhënë një mundësi të pafundme jo vetëm për t’u ndjerë i qetë nga fobia që kam për të udhëtuar me avion, por nga ana tjetër më ka dhënë shansin për të prekur nga afër shumë ngjyra të jetës dhe të kulturës të vendeve në të cilat kam shkuar, gjëra të cilat nuk do mundja kurrë t’i shiojoja nëse do isha në bordet e avionëve sado luksoz që ata të jenë. Rusia një univers i pafund, Irani një mrekulli që ndryshon shumë nga çfarë shihet në tv, Izraeli një vend të paprtiturash nga më fantastiket e deri nga më dramatiket. Në 17 ditë kam shkuar në 17 shtete. Nuk dua të zgjatem shumë për Europën se shumë nejrëz tashmë kanë mundësi ta shohin e ta prekin qoftë dhe me makinat e tyre. Por afro 1 mln kilometra të udhëtuari me makinë jan ë secila në çdo kilometër një pasuri shpirtërore e kultorore për mua”, shprehet Toçi.
Deputeti ‘maratonë’ me makinë në takimet zyrtare
Por sa dhe si ka ndikuar kjo ndjesi në punën e tij si deputet, kur dihet se takimet dhe vizitat jashtë shtetit janë shumë më të shpeshta sesa në jetën e përditshme. Toçi rrëfen jo pa humor se shpesh i priste kolegët e tij deputetë ose zyrtarët e lartë të shtetit së bashku me palën pritëse. “Nisesha 2 ditë më parë në varësi të distancasncës që duhet të përshkoja kur kishim viztë zyrtare në vende të ndryshme. Kur vinin kolegët më gjenin në pistë duke i pritur bashkë me delegacionin që i priste. Në jo pak raste kishte batuta për këtë”, shprehet Toçi.
‘Klandestin’ në Bet’lehem nën ‘shiun’ e bombardimeve
Nëse e pyet se cilat kanë qenë aventurat më të spikatura të këtyre udhëtimeve ai e ka të vështirë t’i përcaktojë ato, pasi janë shumë. Por ai mund të spikasë mrekullinë e Shën Petërburgut në Rusi, që sipas Toçit është një nga qytetet më të bukura në botë, përvojën shumë të pazakontë me të shoqen në Iran me “Polcinë e Shamisë”, si dhe vizitën në Persepolis, si dhe aventurën për të parë Betlehemin nën bombardimet mes izraelitëve dhe palestinezëve. “Jam detyruar të hy në Bet’lehem si ‘klandestin’ duke u futur ‘rrugë pa rrugë’, duke kaluar postoblloqet e izraelitëve dhe duke negociuar me palestinezët. Eshtë një përvojë unike. Por ajo që pashë në Bet’lehem ishte përtej mrekullisë. Eshtë e vështirë të përshkuhen me fjalë. Tek i sjell në mëndje them që ‘sa mirë’ që kam aerofobinë, pasi kjo më ka dhënë mundësinë që të shoh gjëra të cilat mbase kurrë s’i kisha imagjinuar”, shprehet Toçi.
Por cila është aventura e rradhës me makinë? Kina thotë ai pa mëdyshje duke qenë i bindur se do jetë dhe përvoja më unikale e jetës së tij.