Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, duke komentuar pamjet e kamerave të sigurisë për arrestimin e protestuesve kuksianë gjatë orëve të natës, thotë se në arrestimin e tyre nuk ka asgjë të jashtëligjshme.
Felaj: Personat që janë duke u ndjekur pas kryerjes së një vepër penale, nuk ka kufizime në kohë për arrestimin e tyre. Po ju siguroj që në atë që kemi parë nuk ka asgjë të paligjshme. Arrestimet mund të kryhen ditën edhe natën. Ata persona kanë kryer disa vepra penale.
Zheji: Pse nga 23 të arrestuar, 12 lirohen dhe 11 janë në burg.
Felaj: Fakti që ata lirohen, nuk do të thotë se nuk janë në hetim. Në qoftë se një person paraqet rrezikshmëri më të lartë, natyrisht i nënshtrohet masës më ekstreme, arrest me burg. Në atë protestë kanë marrë pjesë njerëz që sapo kishin dalë nga burgu./OraNews