Berisha ka vendosur të pushojë. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka përcjellë as edhe një mesazh në rrjetet sociale për momentin historik të Shqipërisë, rekomandimin e KE për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Çuditërisht, Berisha reagoi për fitoren e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, si dhe ka bërë një mori postimesh të tjera nga “Qytetari Dixhital”, ndërkohë që nuk ka postuar asnjë rresht për këtë moment historik të Shqipërisë.