Është përkeqësuar shumë shëndeti i ish-Zonjës së Parë të Amerikës, Barbara Bush, që ka refuzuar edhe mjekimet.
Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i familjes Bush. ‘Silver Fox’, siç e quajnë fëmijët, tanimë në moshën 92 vjeç vuan prej kohësh nga një sëmundje polmonare dhe shumë shqetësime kardiake, prej të cilave ka përfunduar shpesh në spital.
Barabara ka refuzuar mjekimin e mëtejshëm, ndërsa po qëndron në rezidencën e saj në Hjuston./a.m.