Manchester City raportohet se ka bërë gati planet për të transferuar Kylian Mbappen nëse del që Paris Saint-Germaini ka thyer rregullat e “Fair-Playit Financiar”.
Gjiganti francez po hetohet nga UEFA pasi pagoi 222 milionë euro për transferimin e Neymarit dhe më pas huazoi Mbappen ndërsa në fund të sezonit do të japë rreth 190 milionë euro për ta transferuar plotësisht.
Nëse PSG del se ka shkelur rregullat, klubi francez rrezikon përjashtimin nga “Championsi” ose gjobë të rëndë që i detyron të shesë lojtarë. Sipas “The Mirror”, City do të bëjë çmos për ta transferuar Mbappen. Mbappe ka pasur 38 paraqitje këtë sezon për PSG-në duke realizuar 19 gola dhe duke regjistruar 17 asiste. (Express)