Sot pasdite (e diel, dt.15) dhe nesër (e hënë, dt.16) priten reshje të dobëta, kurse në pjesën verilindore lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit sipas IGJEUM, pritet të rrijnë:
Në bregdet: 17/ 23 °C
Në vendet e ulëta: 19 / 22 °C
Në vendet malore: 11 / 18 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.15) dhe nesër (e hënë, dt.16), pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e diel, dt.15), pritet nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë. Nesër (e hënë, dt.16), pritet nivel rreziku “I ULËT” në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër. Pjesa tjetër e territorit do të kalojë në nivelin “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). (Lajmi.net)