Shkëlzen Gashi vetëm pak ditë më parë u rikthye nga dëmtimi dhe deklaroi se ‘tani po mendon vetëm për të shënuar’, diçka e cila me të vërtetë ka ndodhur. ‘Bomberi’ kuqezi i cili mungon prej disa kohësh në kombëtare ndeshjen e fundit të skuadrës së tij Kolorado Rapids e nisi nga stoli.
Por pavarësisht këtij fakti mëngjarashi vetëm pas 9 minutash lojë si zëvendësues arrite të shënonte golin e dytë në fitoren 2-0 kundër Torontos. E njëjta histori ishte edhe për shqiptarin tjetër Jamir Hyka, vetëm se në këtë rast ndryshonin minutat e zëvendësimit dhe të golit.
Shtatshkurtri i San Jose u fut në fushë në minutën e 67-të, kur rezultati ishte 1-2. Pesë minuta para fundit ai barazoi rezultatin kundër Hjuston Dinamo me një gjuajtje nga jashtë zonës, por i ndihmuar edhe nga një devijim. (BalkanËeb)