Rreth orës 05:00 të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri në bulevardin “Bajram Curri”. E.D 32 ka qëlluar në drejtim të një makine tip “FIat Punto” ku brenda saj ndodheshin shtetasit me inicialet K.M 23 vjeç dhe L.M 34 vjeç.
Tiranë-Rreth orës 05:00 të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri në bulevardin “Bajram Curri”. E.D 32 ka qëluar në drejtim të një makine tip “FIat Punto” ku brenda saj ndodheshin shtetasit me inicialet K.M 23 vjeç dhe L.M 34 vjeç, por nuk ka pasur pasoja dhe të lënduar.
Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se shtetasit janë konfliktuar në një lokal për motive të dobëta. Pasi janë larguar nga lokali shtetasi E.D i ka ndjekur me makinë dhe dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të mjetit.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Parashikuar nga Nenet dhe 84, 150 dhe 278 të Kodit Penal. (Shqiptarja.com)