Nëna e kryeministrit Rama, Aneta Rama është nderuar sot me titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. Vlerësimi i saj është bërë me rastin e 100-vjetorit të stomatologjisë ndërkohë Aneta Rama njihet si stomatologia e parë.
Por në postimin e bërë pasi tërhoqi çmimin për nënën në Vlorë, Rama zbuloi edhe arsyen pse nuk ishte vetë e pranishme Aneta Rama. Sipas kryeministrit, nëna e tij po kalon një sëmundje të vështirë.
“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës🙏
Love you mom❤️”, shkruan Rama, ndërsa mesazhin e shoqëron me një foto të nënës së tij dhe djalit të vogël Zaho.
a.m.