Kryeministria ka reaguar lidhur me lajmin se Rama kishte planifikuar sot vizitë në SHkodër por u anulua.
Përmes një njoftimi për mediat, kjo e fundit sqaron se nuk ka pasur asnjë plan për këtë vizitë. Ndërkohë mëherët deputeti i PD-se Bardh Spahia tha se kryeministri Rama anuloi vizitën në Shkodër për shkak të protestës së tregtarëve.
Kryeministria theksoi se sot Rama ndodhet në Vlorë, ku do të marrë pjesë ne takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit te Sherbimit Stomatologjik në këtë qytet, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim.
REAGIMI I KRYEMINISTRISE
Kryeministri nuk ka pasur asnje plan per te vizituar Shkodren sot dhe vizita e tij e supozuar, eshte shpikur nga Partia Demokratike per te nxitur nje tension te kote ne luften e deshperuar me pafuqine e saj. Sot kryeministri eshte ne Vlore per te marre pjese ne takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit te Sherbimit Stomatologjik ne Vlore, ku nena e tij, Aneta Rama, do te nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e pare ne kete sherbim.
AXHENDA
Ora 09:00 nisja nga Tirana
Ora 10:30 inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE
Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla industriale)
Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-ne
Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër
Ora 14:30 dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez/a.m.