Policia e SHtetit ka sekuestruar dy pallate në ndërtim dhe një truall i gatshëm për ndërtim pasi lejet e tyre kanë rezultuar të fallsifikuara. Objektet dhe trualli ishin në pronësi të një kompanie.
Specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme, pallate në ndërtim të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë , në adresë Kune Shëngjin, në pronësi dhe administrator të shtetasit A.U.
Konkretisht:
– Një pallat 5 katësh dhe në proçes kati i fundit , me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2.
– Një pallat 7 katësh dhe në proçes kati i fundit , me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712m2.
Sekuestroja e këtyre pasurive u bë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të fallsifikuara.
Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme ( dhe në gjendjen faktike në të cilën ndodhet sot objekti i ndërtimit, në ndërtim e sipër ) , konkretisht Truall me sipërfaqe 1146.6 m2, në adresë lagje “Besëlidhja” Lezhë, në pronësi të shtetasit B.D.
Arsyeja e vendosjes së kësaj sekuestro është bërë pasi , nga vendimi penal i Gjykatës, leja për ndërtim ka rezultuar e siguruar në kundërshtim me ligjin.
Njëkohësisht, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, u kryen veprimet duke vendosur kufizimet përkatëse në zbatim të vendimit penal të Gjykatës.
Ky proçedim policor me rezultat “Sekuestro preventive” , është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Lezhës e cila ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, materialet proçeduriale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm , në lidhje me këto 2 raste për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” “dhe “Fallsifikim dokumentash” si dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë e cila ka regjistruar proçedimin penal duke kryer më pas veprimet e mëtejshme./a.m.