TIRANE-Vidhet një lokal bastesh në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi dje gjatë natës në rrugën “Llazi Miho”. Pre e grabitjes ra lokali i shtetasit me inicialet E.A.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Llazi Miho”, kanë vjedhur lokalin e basteve sportive, të shtetasit E.A, vjeç 29, banues në Sharrë, ku kanë marrë një shumë lekësh.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
a.ç