Një person ka gjetur një granatë luftarake në koshin e mbeturinave në Tiranë.
Mësohet se granata është gjetur pranë koshave të mbeturinave në zonën e Bathores nga shtetasi B.N 46 vjeç, i cili ka njoftuar policinë.
“Më datë 12.04.2018, në Bathore, pranë kazanëve të mbeturinave, shtetasi B.N vjeç 46, banues në Bathore, ka gjetur një granatë luftarake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.
a.ç