Ekspertiza ka zbuluar shkakun e aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop të Fierit.
Rezulton se viktimat po udhëotnin me një shpejtësi prej 150 km/h, çka bëri që të dalin nga rruga dhe të përfundojnë në kanalin me ujë.
Në aksident humbën jetën shtetasit Fisnik e Agustin Murataj nga fshati Kutë i Mallakastrës, si dhe shtetasja franceze Nazia Ahmet, e fejuara e Fisnikut.
Ata ktheheshin nga dasma e vëllait të Fisnikut dhe ishin nisur për në Greqi, ku edhe jetonin./a.m.