Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ka cilësuar unike dhe kurajoze Reformën në Drejtësi. Nga ministeriali i Kopenhagenit në Danimarkë, ku po merr pjesë, ministrja Gjonaj ka deklaruar se qeveria është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj reforme
“Reforma në Drejtësi unike dhe kurajoze. Reforma ka arritur rezultate shumë të mira. Vullnet i qeverisë për t’i shkuar reformës deri në fund”, deklaroi Gjonaj
Në ministerial është miratuar deklarata e Kopenhagen për reformimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Nga ana e saj, qeveria shqiptare mbështet deklaratën e Kopenhagen dhe shpreh angazhim për zbatimin e kësaj reforme me qëllim sigurimin e sistemit efektiv dhe të balancuar.
a.ç