Është ndarë papritur nga jeta violinistja e njohur Viola Barjaktari. Ajo u nda nga jeta ditën e enjte në moshën 60-vjeçare.
Artistja nuk mundi dot të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Së fundi Bajraktari ishte nëndrejtoreshë e shkollës artistike “Prenk Jakova” në Shkodër.
Shkodrania e cila i dha shumë qytetit të saj duke ushtruar për vite të tëra profesionin e mësueses në artin e bukur të violinës, do i mungojë shumë Shkodrës e gjithë artdashësve.
Redaksia e JavaNews.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të shtrenjtë./a.m.