Italianët, një popull i shenjtë, turistësh dhe…tradhtarësh.Të paktën sipas sondazhit të fundit të kryer nga një portal i takimeve jashtëmartesore, që konfirmon vendin e parë të vitit të shkuar: italianët nuk konsiderohen popull besnik sa i takon shtratit, duke qëndruar para spanjollëve e francezëve, të cilët renditen në vend të dytë dhe të tretë.
Pavarësisht nga seksi, më shumë se gjysma e popullsisë italiane (67%), ka pranuar se ia ka lejuar vetes një tradhti, të paktën një herë brenda një marrëdhënieje.
Në këtë rast, ka edhe një “nënrenditje”, ku mes qyteteve me tradhtitë më të shpeshta, në krye të të gjithave është Roma, e ndjekur nga Milano, Napoli, Gjenova dhe Palermo.
Ja dhe identikiti i tipit të tradhtarit për këtë vit: profil socio-ekonomik me prirje mesatarisht të lartë, me një prani të ndjeshme profesionve të lira, si biznesmenë dhe drejtues. Pjesa më e madhe e organizon tradhtinë në mëngjes (47%) ose gjatë drekës (30%), përcjell GSh.
Po pse tradhtohet? Arsyet vazhdojnë të jenë pak a shumë të njëjta: dalja nga rutina dhe mërzitja (38%), mungesa e vëmendjes nga partnerët zyrtarë (33%), i/e pakënaqur për jetën seksuale (29%).
Ndërkohë, sa i takon vendeve të tjera evropiane, ata që tradhtojnë me një përqindje më të ulët se italianët, janë: Norvegjia (36%), Finlanda (37%), Danimarka (39%), Austria (42%), Britania e Madhe (45%), Belgjika (46%), Gjermania (48%), Franca (49%), Spanja (53%), Italia (56%)./a.m.