Një punëtor 61-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen Guerrile të Shkodrës, ku viktima me iniciale Xh.C. ishte duke punuar në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe.
Lidhur me këtë ngjarje, policia arrestoi Kolë Pohjan 63 vjeç. Policia e Shkodrës thotë se ai është supervizor ndërtimesh i palicencuar.
Kolë Pohja akuzohet për punësim të paligjshëm, fshehje të të ardhurave dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
a.ç