Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka deklaruar në një prononcim për TemA TV, se vetëm për vitin 2018 janë larguar nga puna rreth 120 gazetarë.
Sipas tij, largimet janë kryesisht në sektorin e mediave online, për arsye nga më të ndryshmet, përfshirë pagesat e ulëta, mospagimin për gazetarë të rinj në provë etj..
Sipas Çipës, situata e medias në Shqipëri është nga më të rëndat në vitet e fundit./a.m.