Banorët e zonave rurale në Vlorë prej vitesh po vuajnë manaxhimin e mbetjeve. Pas reformës territoriale Bashkia e Vlorës nuk ka bërë asnjë përçapje për të menaxhuar mbetjet. Zonat e mbrojtura në Vlora kanë vetëm emrin, por në realitet ato janë te mbuluar nga plehrat. Edhe Agjencia Rajonale e Mjedisit thotë se mbetjet janë problem në Vlorë.
Prej kohësh mbetjet urbane janë kthyer në shqetësimin kryesor për qytetarët në rrethinën e Vlorës. Reforma territoriale bëri që edhe ish komunat, tashmë njësi administrative të jenë nën administrimin e bashkisë së Vlorës, por pas kësaj reforme, kjo bashki nuk ka bërë asnjë përçapje për të zgjidhur problemin e mbetjeve.
Thuajse në të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative mbeturinat i hedhin në vende të ndryshme, të papërcaktuara. Report tv ka qenë vazhdimisht në ndjekje të problematikave të ndotjes në bashkinë e Vlorës, por ky institucion asnjëherë nuk ka denjuar të marrë masa për gjetjen e një zgjidhje. Së fundmi i jemi drejtuar edhe një Agjensie Rajonale të mjedisit në Vlorë, ku kjo e fundit është shprehur:
“Vlora prej kohësh po e vuan problemin e menaxhimit të mbetjeve.Më problematike paraqitet situata në zonat e mbrojtura. Zona e cilësuar si e mbrojtur në pyllin e Sodës vijon të jetë kritike”, tha kreu i ARM Vlorë, Kreshnik Lilaj
a.ç