Kryetari i KQZ Klement Zguri ishte sot në Kuvend ku prezantoi raportin vjetor për institucionin që ai drejton.
Në fjalimin para deputetëve, Zguri i ka bërë thirrje Parlamentit të themelojë epokën e administrimit të zgjedhjeve. Ai deklaroi se ka ardhur koha për një reformë themelore në procesin e zgjedhjeve.
“Ekzistenca e zgjedhëse të dyshuar si të dubluar. Ekzistenca e zgjedhësve pa kontest banimi, që kanë emigruar, mospërfshirja në votim e të dënuarve. Shqetësimet që vijnë nga eksperienca e 2017 të na ndihmojnë për në vazhdim. Kuvendi të na ndriçojë rrugën me rezolutën që do të miratojë. Jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë teknike. Propozimi i komisionerëve nga partitë politike, ndërrimi i tyre para apo gjatë procesit të numërimit ka ndikuar direkt në procesin e administrimit. Askush nuk duhet të nda pengojë të bëjmë një administratë të aftë. Administrimit i zgjedhjeve kërkon një reformë të tërë, i takon këtij Parlamenti të themelojë epokën e administrimit”, tha Zguri./a.m.