Juventusi shënoi 3 herë në 90 minutat e kohës së rregullt në “Santiago Bernabeu”, por nuk mjaftoi që ta çonte eliminatoren në shtesë.
Në sekondat e fundit të shtesës, arbitri Michael Oliver akordoi penallti për Realin dhe Ronaldo zgjoi bardhezinjtë nga ëndrra, duke realizuar golin që kualifikon në gjysmëfinalet e Champion League Realin e Madridit.
Ishte ky 11-metërsh që shkaktoi shumë polemika dhe në Twitter është publikuar një video që ironizon kualifikimin e madrilenëve. Në klipin 15-sekondësh shihen futbollistët e Realit në video-lojën “FIFA” duke festuar së bashku me arbitrin.