Policia e Shtetit ka zbardhur vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë në zonën e Kinostudios.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Kastriot Gjuzi. Ky i fundit është vëllai i njërit prej personave që babai i Marios vrau në vitin 2000.
Në komunikatë policia sqaron se Gjuzi rezulton person me precedentë. Ai është arrestuar për drejtim mjeti pa patentë raporton JavaNews.
“Më datë 30.06.2015, rreth orës 22.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Kastriot Gjuzi, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se sot, në orën 15.00, në rrugën e “Kavajës”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Honda”, me targë. Neni 291 i Kodit Penal.”, raportonte policia në komunikatën e para 3 viteve kur prangosi Gjuzin./a.m.