Një tjetër tragjedi ajrore ka ndodhur, këtë herë në Algjeri.
Një avion ushtarak i prodhimit rus me 200 persona në bord është rrëzuar mbi një autostradë në provincën e Blida-s, pak kilomatra larg nga kryeqyteti Algjer.
Mediat vendase flasin për rreth 200 viktima, por ende nuk bëhet me dije se sa është numri i të vdekurve. Në vendngjarje u është ardhur në ndihmë shumë personave të plagosur.
Në rrugë ka pasur qarkullim në momentin e aksidentit dhe aksidenti ajror ka shkaktuar viktima edhe nga udhëtarët në autostardë.
Grupet e emergjencave kanë mbërritur në vendngjarje./a.m.
ANP/ Crash d’un appareil militaire de transport IL 76 MD ce matin à Boufarik. Pas encore de bilan humain. pic.twitter.com/NSF12pGIfo
— ALN54DZ (@Aln54Dz) April 11, 2018