Roma dhe Barcelona luajnë mes tyre, takimin e kthimit në Champions League, për fazën çerekfinale.
Me ndeshjen e parë që ka përfunduar me fitoren e katalanasve në shifrat 4-1, gjithçka duket më e lehtë në transfertën italiane për ekipin e Valverdes.
Romës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të shpresojë tek një mrekulli, edhe pse përballë furisë së Mesit me shokë, gjithçka duket e vështirë, për të mos thënë e pamundur.