Në rrëfimin e tij në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, i mbijetuari i Kampit të Tepelenës, Sokol Mirakaj tregon rreth vuajtjeve të nënave që shihnin fëmijët e tyre të torturoheshin. Ai mëton se vdiqën rreth 300 fëmijë dhe janë rreth 700 të vdekur në Tepelenë.
Mirakaj: “Mbaj mend dy fëmijë të cilët u shtrinë barkas nën tela për të gjetur ndonjë frut, gordhicë ose dardha. Në momentin që fëmijët u ngritën u pikasën nga policia. Policia i kapi fëmijët dhe i lidhi në një shtyllë. I mbajti gjithë natën deri në mëngjes. Ata qanin të dy sepse i vendosnën afër çezmës dhe aty frynte. Edhe sot e kam kujën e tyre në vesh kur thërrisnin “Oj nanë po na hanë shtrigat”.
I mbijetuari i Kampit të Tepelenës: Brenda 24 orëve vdiqën 30 fëmijë
Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ është i ftuar, Simon Miraka, i mbijetuar nga Kampi Tepelenës.
Mirakaj në një ballafaqim me të shkuarën po flet për jetën në këtë kamp, moshën kur është dërguar në kamp dhe vuajtjet që ka kaluar atje.
MIRAKAJ
Vasili: “Nuk është e thjeshtë ti rikthehesh këtyre kujtimeve. Dua ta shohim historinë tuaj në një këndëvështrim të veçantë. Sa vjeç ishit kur u internuar dhe sa ishit kur mbërritët në kamp”?
Mirakaj: “Kam shku 2 javësh. Jemi internu në 1945. Fillimishit jemi sistemu në kalanë e Beratit. Në 1949 na hoqën nga Berati dhe na sistemuan në ‘Toran’, na vendosën në stane bagëtish. Brenda 24 orëve kanë vdekur 30 fëmijë nga mungesa e ushqimit dhe mungesa e higjenës. Kjo situatë alarmoi ministrinë e Brendshme, dhe atëherë na hoqën nga kampi Toranit dhe na vendosën në kampin e Tepelenës. Në kampin e Tepelenës kam ndenjur nga mosha 4 vjeçare deri në moshën 8-vjeçare. Fëmija i regjistron ngjarjet dhe i mban mend të gjitha. Fëmijët janë engjuj dhe këta engjuj ishin të rrethuar me tela. E dhimbshme ishte për nanat të rritnin fëmijët mes telave. Kampi Tepelenës ishte i përbërë nga pleq, plaka, fëmijë”
Vasili: “E kuptonit çfarë po ndodhte dhe kur e kuptuat?”
Mirakaj: “E kam kuptuar në klasë të I. Na u dha mundësia të shkojmë në shkollë, por e kishim të vështirë të ngjisnim kodrën për të vajtur në shkollë, se nuk ushqeheshim. Pasi mbaroi mësimi në klasë të parë, mësuesi më ndali dhe më tha ‘A e do babain’? Po e dua i thashë. Nxirre dorën më tha. E nxora dorën dhe me tehun e vizores më godiste në dorë. Ai më thoshte thuaj që nuk e dua babain dhe unë i thosha e dua. Kjo rrahje vazhdoi për orë të tëra. Kur mësuesi më liroi, rrugës për të shku në kamp mua më rat ë fikët dhemë kanë mbajtur motra me vëllain.
Jam ba prind vonë dhe vonë e kam kuptu ndjesinë prindërore”.
Vasili: “Cili është kujtimi që mbizotëron kujtimet tuaja?”
Mirakaj: “Rrëfimet tona kanë një rëndësi për mu edhe për dëgjuesin sepse përcjellin mesazh. Ky është qëllimi i rrëfimit tim dhe kolegëve të mi. Mesazhi është që kjo histori të dëgjohet dhe të mos përsëritet ma”. (Bw)