VLORË- Lëkundje të forta janë ndjerë sot në jug të vendit.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter dhe janë ndjerë në orën 15:17.
Epiqendra ka qenë 21 km në jug të Vlorës ose 5 km në Jug të Orikumit me thellësi 3 km. Lëkundjet kanë shkaktuar jo pak panik dhe shqetësim tek qytetarët, por nuk raportohet për dëme.