Shefi i deritashëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Driton Gashi, më në fund ka pranuar lirimin e detyrës nga kjo pozitë. Shkarkimi i tij vjen menjëherë pas arrestimit dhe më pas deportimit të gjashtë shtetasve turq.
Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, e ka konfirmuar për Gazetën Express se Gashi ka disa ditë që e ka ofruar dorëheqjen e tij.
“Po ka disa ditë që e ka ofruar dorëzimin e detyrës”, tha ajo.
Përveç Gashit, ditë më parë dha dorëheqje edhe ministri i MPB’së Flamur Sefaj.
Këta të dy dhanë urdhër që gjashtë gylenistët të arrestohen dhe t’i dorëzohen presidentit turk, Erdogan. Mbrapa urdhrit, besohet të jetë shefi i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë të fundit Erdogan e falënderoi publikisht për ndihmën rreth këtij akisoni
a.ç