Shumë njerëz mendojnë që goli më i bukur në të gjitha kampionatet Botërore, është ai i Diego Armando Maradonës i shënuar ndaj Anglisë, por jo!
Në një votim që u bë në faqen e FIFA-s në Facebook kushtuar Botërorit, tifozët zgjodhën golin e meksikanit Manuel Negrete, si më të mirin e të gjitha kohrave, të shënuar në një Kupë Bote.
Gjysmëroveshata e realizuar në 1/8 e finaleve të Botërorit që u zhvilluan në Meksikë, mori më shumë vota në Facebook, në votimin që u hap më 31 mars dhe përfundoi në 9 prill.
a.ç