Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një foshnjë shtatë muajsh ka humbur jetën pasi u kafshua në kokë nga qeni i familjes.
Incidenti ndodhi në Bad Koenig, rreth 30 kilometra në juglindje të Frankfurtit, teksa autoritetet po hetojnë ngjarjen.
Qeni është marrë në një strehë të kafshëve, ku stafi e kishte cilësuar si “shumë agresiv”.
Sipas agjencisë së lajmeve “hessenschau.de”, foshnja u kafshua të hënën dhe u dërgua në spital, ku gjendja u stabilizua, por humbi jetën gjatë mbrëmjes.
Incidenti ndodhi pothuajse një javë, pasi dy vetë u sulmuan nga një qen në Gjermaninë veriore dhe humbën jetën.
a.ç