Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për
programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020, të miratuar
nga ana e Komisionit Europian.
Programi ADRION financohet nga një grant i BE-së nëpërmjet Fondit Evropian
për Zhvillimin Rajonal (ERDF) dhe Instrumentit të Asistencës së Para
anëtarësimit (IPA) dhe ka një buxhet total për të gjitha vendet prej
117 918 198 eurosh për periudhën e programimit 2014-2020.
Ky program përfshin 31 rajone dhe provinca, nga 4 vende të ndryshme të BE-së, Itali, Slloven, Greqi, Kroaci dhe 4 vende kandidate/potencial për kandidate Shqipëri, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Z, Serbi.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat gjithashtu do të diskutojë edhe mbi “Raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2017”.
Ndërsa Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ka në rend të ditës, shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension”. Ky pr.ligj do të diskutohet edhe në mbledhjen e komisionit të Politikës së Jashtme.