VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë. Kreu i këtij subjekti, Hristijan Mickoski pret që Kuvendi të mërkurën të njëjtën ta vendos në rend dite.
Shpresoj se të mërkurën do të jetë dita kur do të mundemi t’i argumentojmë pozicionet tona. Ashtu shkruan edhe në Rregulloren e Kuvendit. Pres që në fund të ditës të votohet mosbesimi i Qeverisë dhe të shohim më pas se si do ta zhvillojmë Maqedoninë, të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe gjithçka tjetër në këtë drejtim – tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Iniciativa për mocionin e besimit të Qeverisë, sipas Rregullores së Kuvendit duhet të futet në rend dite në ditën e tretë pas ditës së dorëzimit. Deputetët që kanë parashtruar mocionin, ka të drejtë fjale më shumë se një herë, ndërsa radhitja e tyre për fjalë bëhet në bazë të koordinimit me kreun e Kuvendit.
Seanca për mocionin e besimit duhet të mbarojë deri në mesnatë, ndërsa votimi i saj ditën e nesërme. Mos besimi duhet të votohet me shumicë të thjeshtë. VMRO-DPMNE-ja aktualisht ka nën 50 mandate deputetësh, si pasojë e ikjes së Çedomis Sazdovskit dhe Amdi Bajram nga koalicioni opozitar. (Koha)