Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit Redi Palushi, 22 vjeç, i shpallur në kërkim që prej muajit shkurt.
Ky shtetas ishte një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes së ndodhur më 16 Shkurt të këtij viti, kur pas një konflikti të çastit në rrugën ‘Irfan Tomini’, mbetën të plagosur shtetasit Gjon Pelivani dhe R. H., të dy jashtë rrezikut për jetën.
Palushi u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.
Menjëherë pas ngjarjes ishin arrestuar edhe dy prej autorëve të tjerë, shtetasit Florjan Musaj, 25 vjeç dhe Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u gjetën në flagrancë. Materialet proceduariale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
a.ç