Plot, 3575 persona janë përgjuar gjatë vitit 2017 në Shqipëri si të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale, kryesisht në trafiqe dhe korrupsion. Kryeprokurorja Arta Marku, këto të dhëna i pasqyroi në raportin e parë të ku foli për mbi ngarkesën e punës së prokurorive.
Në raport thuhet se: “Gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 723 procedime penale. Nga këto, 204 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale”,
Në raport thuhet gjithashtu se janë 76 zyrtarë të shtetit, subjekte të ligjit të dekriminalizimit, po verifikohen në mënyrë të thelluar, për të shkuarën e tyre të mundshme kriminale. “Sektori i Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike pranë Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit 2017, ka administruar 563 raste për verifikim të thelluar.
Raporti nenvizon se gjatë2017, prokuroria ka shpallur në kërkim ndërkombëtar gjithsej 260 shtetas dhe ka kërkuar që Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana të procedojë me heqjen e 140 subjekteve nga listat e kërkimit ndërkombëtar.
a.ç