Manchester United është kujdesur që t’i prishë festën rivalit të qytetit, Manchester Cityt, duke mos e lejuar të festojë titullin e Premierligës në shtëpi pasi e mposhti në derbi.
City priti Unitedin në “Etihad” duke shpresuar se do ta mposhtë, çka do t’i siguronte titullin kampion 5 javë para përfundimit të kampionatit.
Çdo gjë nisi siç edhe City kishte shpresuar, pasi djemtë e Pep Guardiolas shënuan dy gola për pesë minuta në pjesën e parë, me anë të Vincent Kompany dhe Gundogan.
Megjithatë, Unitedi i Jose Mourinhos u ringjall në pjesën e dytë. Paul Pogba, shënoi dy gola të shpejtë, në minutat 53’ dhe 55’.
United s’u ndal me kaq duke shënuar për 3-2 me Chris Smalling.
City mbetet në vendin e parë në tabelë me 84 pikë, duke e lënë Unitedin në vendin e dytë me 71 pikë. /a.m.