Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu se i ashtuquajturi “Eskobar i Ballkanit”, Klement Balili fshihet në Shqipëri dhe se së shpejti këtë “peshk të madh” do mund ta shihnim në rrjetë, vjen një tjetër deklaratë e fortë nga gazetari i kronikës Artan Hoxha.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Hoxha deklaron se Klement Balili është i gatshëm të dorëzohet ne rast se dosja e tij shkon në gjykatë.
“Në dijeninë time ka deklaruar se nuk dorëzohet pasi dosja e tij nuk shkon në Gjykatë. Këtë e ka ngritur si një kauzë të vetën, që nuk ka besim se do të ketë gjykim të drejtë. Së dyti i trembet ndërhyrjeve politike. Pjesa tjetër që këmbëngul është se pse duhet të dorëzohet, kur me legjislacionin shqiptar ai mund të mbetet në paraburgim për dy vjet, deri sa dosja të shkojë në gjykatë. Pra nga ato që unë di, është se nëse dosja shkon në gjykatë ai do shikojë mundësinë të dorëzohet”,- deklaroi Hoxha, raporton “BalkanWeb”.
Ndërsa në lidhje me informacionin tjetër që tha ambasadori se Klement Balili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në përjetshëm në Greqi, gazetari Hoxha thotë se ka kontaktuar me avokatin e Balilit dhe me sa ka dijeni legjislacioni grek nuk parashikon një dënim të tillë për trafik kanabisi.
“Në Greqi hetimet kanë vazhduar, prokuroria ka dorëzuar çështjen në gjykatë. Por duke qenë se Klement Balili nuk është arrestuar, ai nuk mund të gjykohet. Me sa di unë atje s’ka burgim të përjetshëm për trafik narkotikësh. Fakt është që kemi një dosje atje një këtu, kemi një përpjekje për bashkëpunim. Prokuroria shqiptare thotë se pala greke nuk i ka vënë në dispozicion dosjen. Për sa kohë ambasadori Lu e ve atë në listën e peshqve të mëdhenj, ai do vazhdojë të jetë në kërkim, u rikthye në top list”,- shtoi Hoxha.
Si e lexove deklaratën e ambasadorit amerikan për Klement Balilin?
Daljet e ambasadorit amerikan edhe pse herë janë të shpshta e herë të radha sa herë del duket se vë gishtin në plagë, sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me rendin e sigurinë lidhjet e grupeve kriminale me politikën dhe agjencitë ligj zbatuese. Ambasadori amerikan duke përmendur emra konkretë ka përcjellë mesazhe të forta për agjencitë e zbatimit të ligjit, ku të bazohen, por edhe për klasën politike.
A do të kapet Balili shumë shpejt…?
U duk se e kishin harruar, u desh ndërhyrja e Lu për ta rikthyer sërish në skenë. Përmendja e fundit i është bërë jashtë, në vedet e BE. Ai vazhdon të jetë në kërkim nga 12 maj 2016, më i kërkuari në Shqipëri edhe për shkak të përmendjes së emrit të tij vazhdimisht nga ambasadori amerikan. Klement Balili është një personazh, që rezulton i lidhur me të gjitha palët, duke mbështetur njërën apo tjetrën. Flas si kontributor në fushata, duke filluar që nga zgjedhjet e 2005 e mbrapa. Hetimet në Shqipëri nuk kanë ecur për shkak se prokuroria jonë, të paktën në kohën e Llallës, deklaronte se pala greke vonon dërgimin e dokumenteve, materialeve shtesë. Por, nga ana tjetër, ka një hetim të nisur në vitin 2016, i cili deri më tani nuk ka ecur. Fakti që dosja nuk është dërguar ende në gjykata ka ndikuar që edhe që Balili të mos dorëzohet. Di që ka përpjekje të mëdha për ta arrestuar, nuk kanë mundur dot, edhe kohët e fundit madje. Ka një shpërblim të konsiderueshëm 100 mijë euro, por as kjo nuk rezultoi një masë efektive. Ka pasur edhe tentativa që ai të dorëzohet. Në dijeninë time ka deklaruar se nuk dorëzohet pasi dosja e tij nuk shkon në Gjykatë. Këtë e ka ngritur si një kauzë të vetën, që nuk ka besim se do të ketë gjykim të drejtë. Së dyti i trembet ndërhyrjeve politike. Pjesa tjetër që këmbëngul është se pse duhet të dorëzohet, kur me legjislacionin shqiptar ai mund të mbetet në paraburgim për dy vjet, deri sa dosja të shkojë në gjykatë. Pra nga ato që unë di, është se nëse dosja shkon në gjykatë ai do shikojë mundësinë të dorëzohet. Nëse dorëzohet para se çështja të shkojë në gjykatë, prokuroria mund të zgjasë afatet e hetimit./a.m.