Shumë këngëtarë të njohur shqiptarë hapat e parë drejt suksesit i kanë nisur në kompeticione muzikore si “The Voice of Albania”, në edicionin e parë të të cilit ka konkurruar edhe Ylli Limani. Ylli Limani u rikthye sot në skenën ku u bë i famshëm për të argëtuar publikun me këngët e tij, por pa pasur emocionet që kishte dikur kur ishte konkurrent. Pas performancës së Yllit, Miriami u shpreh e penduar që 7 vite më parë nuk e kishte shtypur butonin për të.
“Jooo, nuk e kam shtypur fare butonin për Yllin”, u shpreh Miriami duke shtuar se kjo nuk është e rëndësishme para rrugës së suksesit që ka bërë Ylli pas konkurrimit në këtë spektakël që e bëri të famshëm.
ma.me