Ata duhet t’i përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë, apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, nëse janë përdorues të lëndëve narkotike, apo nëse kanë varësi nga alkooli dhe lojërat e fatit.
Efektivët duhet të deklarojnë edhe nëse kanë patur takime, apo komunikime elektronike me persona të përfishirë në krimin e organizuar, ose kanë shkëmbyer para, dhurata dhe favore me këta të fundit. Të njëjtës pyetje duhet t’i përgjigjen edhe për anëtarët e familjes së tyre.
Në ligj parashikohet përjashtimi nga radhët e policisë në rast të mosplotësimit me vërtetësi të formularëve të vetëdeklarimit. Deklarata e pasurisë, ajo e kontrollit të figurës dhe e vetëvlerësimit profesional janë 3 formularët që duhet të plotësohen elektronikisht nga punonjësit e policisë. Ligji i bazuar në modelin e vettingut në drejtësi, që ka nisur të aplikohet, synon të largojë nga radhët e uniformave blu , efektivët e inkriminuar, korruptuar, apo ata të paaftë. Top Channel