Lëvizja Socialiste për Intergmin nuk ndalet me sulmet ndaj ambasadorit të SHBA Donald Lu. Kryetari i Grupit të kësaj force Petrit Vasili i ka kërkuar llogari ambasadorit se pse nuk flet me emra për ata që sipas tij “rrëmbyen kuksianët gjatë natës”.
Por ky duket një qëndrim i dyfishtë nëse kemi parasysh që në të shkuarën ambasadori është sulmuar nga LSI duke e akuzuar se ka “tejkaluar misionin duke ndërhyrë në çështje që nuk i takojnë”.
Postimi i plotë i Vasilit:
Z.Lu denoncoi me emra banditet qe arrestuan ne mes te nates dhe prokuroret qe i mbrojne.
Ambasadori Lu thote ne media “policia nuk ka te drejte te kape njerezit, per arrestime masive, ne mes te nates”.
Z.Lu, banditet, qe i kane kryer keto arrestime te egra dhe te turpshme naten, kane emra dhe mbiemra dhe jane neper zyra.
Z.Lu, keta bandite kane rikthyer turperisht arrestimet e Sigurimit te Shtetit.
Z.Lu, Prokurorine e zgjedhur me 69 vota nuk e shqeteson fare as denoncimi yt, ndaj kam thene qe Reforma ne Drejtesi ka vdekur.
Z.Lu, denoncoji me emra banditet qe rrembyen qytetaret e Kukesit ne mes te nates dhe ata prokurore, qe nuk fillojne hetimin mbi ta.
Z.Lu kete presin shqiptaret nga ti, ne mundesh…..beje!/