Ambasadori amerikan Donald Lu foli me emra kur kritikoi disa politikanë për qasjet e tyre ndaj komunitetit LGBTI.
Ai përmendi ish-ministrin Ylli Manjani, deputetët e PD Tritan Shehu e Oriola Pampuri të cilët sipas Lu duhet të bëjnë kujdes me deklaratat pasi do të japin llogari para elektoratit.
Por kjo me sa duket nuk i pëlqeu ish-ministrit të LSI Manjani i cili ka sulmuar ashpër ambasadorin.
“Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT:
Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë!
Kjo është më e rëndësishme!
Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!”.
Manjani ka qenë mjaft kritik edhe në të shkuarën me ambasadorin Lu, për përfshirjen sipas tij më shumë seç duhet në politikën shqiptare./a.m.