Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët në PD për aksionin e mosbindjes civile ka lajmëruar se protesta që do shtrihet në gjithë Shqipërinë sipas tij, do nisë nga java tjetër.
Basha tha se opozita do të vazhdojë të qëndrojë përkrah qytetarëve kuksianë. Basha i konsideroi 11 të arrestuarit si pengje të Edi Ramës.
Kryetari i opozitës sulmoi edhe kryeprokuroren, duke e quajtur kukull. Basha deklaroi se protestat do të vijojnë të martën në respekt të Pashkëve ortodokse.
“Shqiptarët janë bashkuar në mosbindje qytetare. Edi Rama sot ka pranuar fajin, por nuk është tërhequr përderisa mban në burg 11 persona. Ndaj kërkojmë menjëherë lirimin e 11 pengjeve të Edi Ramës. Rama të anulojë përgjithmonë taksën korruptive të Rrugës së Kombit. Do përgjigjet penalisht për rrëmbimin e qytetarëve në mes të natës. Rama nuk kap Arbër Çekajn. Ka një vit që gënjen shqiptarët dhe partnerët për kapjen e Klemend Balilit. Kryeprokurorja kukull, vërtetoi që është politike. Është e qartë që pëshqit e mëdhënj nuk do kapen. Kryeprokurorja po përdoret për të ushtruar terror. Taksa e Edi Ramës ishte ajo që shtyu shqiptarët në revoltë“, deklaroi Basha
a.ç