Një kërkesë për autograf u transformua në një grindje e cila për pak sa nuk përfundoi me përleshje. Mesfushori me origjinë shqiptare Blerim Xhemajli, pasi mbaroi stërvitjen te Bolonja, po lëvizte me makinë.
Tre persona i kërkuan atij të ulte xhamin e makinës duke i kërkuar mesfushorit një autograf.
Xhemajli nuk e priti fare mirë këtë kërkesë, që sipas mediave italiane ishte në formën e urdhrit, bëri që 31-vjeçari nga Tetova të reagoj ashpër duke mos pranuar.
Në këtë moment një nga agresorët ka tentuar ta godasë me grusht futbollistin, por për fat të mirë ai i është shmangur goditjes dhe është larguar menjëherë.
a.ç