Nuk jane dakord qe protesta qe nisi nga ana e qytetareve dhe bnoreve te zones se Kukesit per taksen e Rruges se Kombit te tjetersohet dhe te privatizohet nga politika.
Aktivistët të cilët “shkundën” edhe opozitën dhe e bënë të ndryshojë mendje për protestat, nuk do i bashkohen protestës së sotme e thirrjes për mosbindje civile.
Ishin pikërisht aktivistët si Alben Kola, Andi Tepelena, Brizida Gjikondi, Edvin Pacara ata të cilët inicuan protestën në Rrugën e Kombit kundër taksimit. Opozita me të parë “feedback-un” e kësaj proteste, vrapoi t’i bashkohej dhe gjatë rrugës u vodhi edhe kauzën.
Newsbomb.al i ka pyetur një nga një organizatorët nëse do marrin pjesë në protestën e opozitës dhe arsyen e vendimit të tyre, ata e kanë argumentuar si më poshtë:
Brizida Gjikondi: Nuk jam sot në mosbindjen civile të PD dhe LSI pasi jo vetëm që neveris klasën politike antikombëtare shqiptare, por mendoj, qe te treja ato bashkë me PS janë përgjegjeset kryesore per stadin anarkik dhe të prapambetur ku gjendet Shqipëria me prova jo me fjalë.
Me veprimet dhe mosveprimet e tyre këto forca kanë shitur, kanë shqyer dhe kanë turpëruar Shqipërine. Këto lloj mosbindjesh jane hipokrite, jane pa moral, pa shpirt ndaj jane te destinuara për të deshtuar. Serish vizioni dhe betejat e tyre sjellin pasoja regresive për vendin dhe Kombin. Është një shprehje e vjetër indiane, sa herë zihen elefantët, është bari ai që shtypet…
Andi Tepelena: Jo, opozita ka hapësirën e vet për ta bërë protestën në mënyrën e vet. Unë jam në opozitë me këtë qeveri, politikat e saj, arrogancën e vendimeve që merr pa u konsultuar pa bërë transparente, shumë vendime, siç qe dhe ai për Teatrin Kombëtar. Unë si aktivist, si njeri i lirë, kam qasjen time. Protestat nuk duhet t’i bëjë opozita por qytetarët si bashkim lirie. Unë e bëj në mënyrën time, si individ.
Edvin Pacara: Jo, sepse unë jam kombëtarist, atdhetar dhe opozita, PD-PS-LSI, janë partitë që e kanë cuar vendin ku jemi. Për mua s’ka ndryshim PD-PS-LSI. Unë duke qenë kuksian jam antikomunist, komunizmi na ka shkatërruar, na urrren… dhe të treja partitë janë bashkëfajtorë.
Alben Kola: Jo nuk do jem në protestë se kjo nuk është mënyra e duhur. Protestën në Rrugën e Kombit e kam organizuar unë, jo PD e LSI që po vjedh kauzat, protestat janë kur zgjohet shoqëria, protestat duan qytetarë.
Unë jam njeriu që mora lejen për protestën, i vura në dijeni dhe u bëra kërkesë policisë. Madje ftova një për një qytetarët të na bashkoheshin. Sot, kjo nuk eshtë protesta e njerëzve të lirë./Newsbomb/a.m.