Ditën e sotme opozita ka paralajmëruar bllokimin e katër akseve të rëndësishme rrugore në vend por Kryeministri Edi Rama duket i pashqetësuar, madje vijon rutinën e tij normale.
Edhe sot, ai ka publikuar videon e një të riu kuksian të nxjerrë nga ndihma ekonomike dhe që i është gjetur punë. Kujtojmë se pikërisht nga kuksianët nisën protestat.
“Mirëmëngjes dhe me Marion, një i ri që nuk e priti punën në kafene po e kërkoi në Zyrën e Punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke publikuar videon që gjeni më poshtë.
Në video dëgjohet se Mario Toshkollari me ndihmën ekonomike merrte 45 mijë lekë dhe se pasi shkoi në zyrën e punës, atij ju gjet punë me 400 mijë lekë të vjetra rrogë në muaj.
“Falenderoj Shërbimin Kombëtar të Punësimi që më gjeti punë ku kam rrogë 400 mijë lekë në muaj dhe i siguruar, shumë herë më mirë se me përkrahje”, shprehet i riu kuksian./a.m.