Vendi ëhstë tronditur sërish nga krimi në familje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës ku burri ka vrarë gruan me sopatë.
76-vjeçari Adem Tale është autori i krimit të rëndë të ndodhur në fshatin Borie mbrëmjen e së mërkurës. Ai i ka marrë jetën bashkëshortes së tij Z. Tale 68-vjeçe.
Pas ngjarjes, ai u largua në drejtim të paditur. Policia është vënë në këkrim të tij ndërkohë po kryhen hetime lidhur me shkaqet e krimit të rëndë.
Ngjarja:
Më datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi A.T., 75 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.
Autori i dyshuar shtetasi A.T., pasi ka kryer krimin është larguar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.