Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë një thirrje indirekte të përjashtuarve dhe “armiqve” të Bashës që të lënë mënjanë përplasjet dhe të vijnë në PD për të dhënë kontributin e tyre, në një kohë kur sipas tij revolta qytetare kundër qeverisë ka nisur dhe nuk do të ndalet.
Në një intervistë për INTV, Berisha e analizon protestën dhe tubimet e qytetarëve për taksën e Rrugës së Kombit si një shenjë të qartë se tashmë ka ardhur koha për të rrëzuar qeverinë përmes protestës. Madje Berisha shprehet se kryetari i PD-së e ka bërë tashmë apologjinë, dhe sipas mendimit të tij kjo kërkesë për falje do të reflektohet në veprime konkrete.
“PD është në një proces bashkimi të kontributeve. Kryetari dhe grupi i statutit ka bërë ndryshime, dhe është i hapur për ndryshime, në të cilat duhet ta gjejnë veten në parimet që besojnë edhe njerëz të cilët për arsye objektive apo subjektive janë ligjërisht të zemëruar e të pakënaqur. Sikundër kryetari është shprehur se ka njohur gabimet e tij. Kur një njëri njeh gabimet kjo do të thotë se merr masa, njeh përgjegjësinë e gabimeve dhe natyrisht përcakton rrugën e kapërcimit të pasojave të këtyre gabimeve”, tha Berisha.
Një lëvizje e tillë popullore do dhe një prijës.
Në fakt opozita ka udhëheqjen e saj dhe unë besoj se ajo do të ngrihet dhe do të jetë në lartësinë e aspiratave, lartësinë e kërkesave, lartësinë e guximit, e zemërimit dhe revoltës së qytetarëve shqiptarë.
A mund ti falet një gabim në këtë rast kreut të PD?
Unë gjykoj se drejtimi i deritanishëm është siç duhet. Jashtë gabimeve s’del askërkush.
Po por nga gabimet cdo njëri mëson.. A ka mësuar nga gabimet deri tani Lulzim Basha?
Sigurisht. Cdo njëri mëson në vlerësimin tim. Rëndësi kryesore ka që kjo revoltë mbarë popullore të ketë rezultatin që presin sot qindra mijëra shqiptarë dhe unë kam besim se ajo do ta ketë.
A duhet që ti bashkojë ky moment demokratët?
Duhet ti bashkojë demokratët. PD është në një proces bashkimi të kontributeve. Kryetari dhe grupi i statutit ka bërë ndryshime, dhe është i hapur për ndryshime, në të cilat duhet ta gjejnë veten në parimet që besojnë edhe njerëz të cilët për arsye objektive apo subjektive janë ligjërisht të zemëruar e të pakënaqur. Sikundër kryetari është shprehur se ka njohur gabimet e tij. Kur një njëri njeh gabimet kjo do të thotë se merr masa, njeh përgjegjësinë e gabimeve dhe natyrisht përcakton rrugën e kapërcimit të pasojave të këtyre gabimeve.
A është përcaktuar kjo rrugë?
Unë besoj se kryetari PD deri sa shpall një qëndrim dhe njohje të tillë, ai ka përcaktuar edhe rrugën e kapërcimit të pasojave të këtyre gabimeve.
Duhet të jemi dhe pak skeptikë se ne shqiptarët themi se nga e thëna në të bërë …
Nomal. Skepticizmi duhet të shoqërojë njeriun e qytetëruar gjithmonë por besimi im është ky që them.
A është reflektuar kjo?
Unë shpresoj që po reflektohet dhe do reflektohet sepse, duhet të jemi realistë, nëse tjetri është zemëruar për shkak timin edhe mund të ketë bërë ndonjë teprim në thëniet e tij, por përgjegjësia është e imja dhe unë do marr të gjitha masat të kapërcehen të gjitha pasojat e atij gabimi që u bë.
Cfarë i sugjeroni sot kreut të PD lidhur me pjesën e brendshme të PD që sot i bëjnë ballë kësaj situate?
Nuk kam unë asnjë sugjerim specifik sepse kreut të PD unë i sugjeroj gjërat që më pyet, po smë pyeti unë jam ..
Ju ka pyetur kohët e fundit?
Unë jam në kontakt me ta. Sugjerimi është publik që PD ka nevojë të domosdoshme të bashkojë të gjitha kontributet e saj. Demokratët nuk janë njerëz të përsosur, nuk janë njerëz idealë, nuk janë njerëz që s’kanë bërë gabime dhe sdo bëjnë por shifi çdo ditë, janë në një terror dhe janë të paimplikuar as me krimin, as me drogën e as me vepra që s’duhet të jenë. Pra në tërësinë e tyre ata përbëjnë pjesën e vlerave të shoqërisë shqiptare. Ka 1001 arsye të bashkohesh me atë që mbart vlera.
A do i falej opozitës humbja e këtij momenti?
Unë jam nga ata që beson se qytetarët, se kjo është një lëvizje qytetare, revolta qytetare e drejtuar nga opozita do arrijë fitoren e saj.