Pas thirrjeve të opozitës së bashkuar drejtuar qytetarëve për mosbindje civile, kanë ardhur edhe reagimet e ndërkombëtarëve. Pas një takimi që ka zhvilluar pasditen e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, eurodeputeti Knut Fleckenstein i është drejtuar selisë së partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”.
Mësohet se takimi me kryetaren e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, ka nisur në orën 19:40. Kujtojmë se për ditën e nesërme opozita ka paralajnëruar fillimin e protestës dhe mosbindjes civile, ku siç edhe është bërë me dije do të bllokojnë disa nga rrugët kryesore.
ma.me